Një vajzë 18 vjeçe me banim në Koplik i ka dhënë fund jetës së saj dje në mënyrë tragjike. E reja ka konsumuar fostoksinë dhe ka ndërruar jetë në spital.
Ajo është dërguar për të marrë ndihmën e parë mjekësore por nuk ka mundur t’ia dalë. Shkaqet që e çuan te renë të ndërmerrte këtë akt të rëndë për jetën nuk janë bërë ende me dije.
18-vjeçarja E. Rama ka marrë shumë mesazhe ngushëllimi nga shoqëria dhe të afërmit në rrjetet sociale të cilët kanë shprehur hidhërimin e tyre për ikjen e saj.
NJOFTIMI I POLICISË
Mesditën e djeshme, shtetasja E. R., 18 veçe, banuese në Koplik, dyshohet se ka pirë fostoksinë, e cila u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por rreth orës 17:00, ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plot ligjor të kësaj ngjarjeje.





