9 maj 2015 – Shpesh në media raportohet për raste vjedhjesh banale të tipit, celularë apo para xhepi, ku protagonistë të ngjarjes në të shumtën e rasteve janë meshkujt. Por, kësaj radhe autorja e ngjarjes është një vajzë nga Durrësi, vetëm 18 vjeç.
Burime nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se 18-vjeçarja Malvina Skura, i ka vjedhur me dhunë celularin tip ‘Samsung’, një tjetër vajze gati në të njëjtën moshë me të, shtetases K.Sh., 17 vjeçe, po nga Durrësi.
Hajdutja e telefonit, u arrestua në flagrancë nga efektivët e policisë së Durrësit, të cilët sekuestruan edhe telefonin e vjedhur në cilësinë e provës materiale.
Ndërsa, materialet në ngarkim të 18-vjeçares i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





