Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Greqi, ku një 18-vjeçare shqiptare ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor. 

Aksidenti ndodhi në zonën e Varkizas, në rrugën Athinë-Sunio, kur dy automjete u përplasën kokë më kokë. Nga aksidenti ka mbetur e vdekur edhe një 19-vjeçare, identiteti i të cilës nuk është bërë ende i njohur. 

Në njërin mjet ku ishte edhe 18-vjeçarja shqiptare, ndodheshin 5 persona në total. E reja nuk arriti ti mbijetojë plagëve të marra, teksa të tjerët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. 

Ndërsa në mjetin tjetër ishte vetëm shoferja, 19 vjeçe, e cila ndërroi jetë.  

Referuar mediave vendase 18-vjeçarja shqiptare po kthehej në shtëpi, momentin e aksidentit, pasi kishte qenë në punë.