Tiranë, 26 qershor 2014 – Një gjyqtare është tentuar të goditet me thikë në sallën e gjyqit. Ngjarja ka ndodhur sot paradite në Gjykatën e Shkallës së parë të Tiranës, raporton Ora News.
Mësohet se një 18-vjeçare ka tentuar të godasë me thikë Vjollca Zaimin, pasi gjyqtarja nuk ka pranuar t’i japë urdhrin e mbrojtjes.
Për fat, ngjarja e rëndë është shmangur nga të pranishmit që kanë ndërhyrë në momentin kur 18-vjeçarja tentoi të qëllonte me thikë gjyqtaren.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





