18 vjet burg për adoleshenten 17 vjeçare, që së bashku me ish-të fejuarin akuzohen për vrasjen e prindërve të saj Fabio Giacconi dhe Roberta Pierini.

Bashkëshortët Giacconi, nga Ankona u vranë me pistoletë nga ish i fejuari i vajzës së tyre, Antonio Tagliata, sepse ishin kundër lidhjes së tyre.

Pas marrjes së dënimit, adoleshentja ka nisur të qajë në sallën e gjyqit. Sipas gjykatësit të çështjes ajo konsiderohet “e rrezikshme për shoqërinë” dhe do të jetë nën mbikqyrjen e autoriteteve pasi të përfundojë vuajtjen e dënimit.