Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar për trafik droge nga policia e Bergamos bashkë me një çift francez të moshës 58 e 47-vjeç.
Arrestimi i tyre është bërë në periferinë e komunës Ponte San Pietro të Bergamos. Ka qënë automjeti i tipi Seat Ibiza me targë franceze i parkuar në një zonë periferike të qytezës i cili ka tërhequr vëmëndjen e forcave të policisë.
Gjatë kontrollit ata kanë zbuluar në flagrancë shqiptarin i cili banonte në komunën Grassobbio, ndërsa i paguante 180 mijë euro cash çiftit francez, e merrte në dorëzim 5 kg kokainë.
Droga ishte e fshehur poshtë sediljes në një vend të komanduar në mënyrë elektrike për hapjen e mbylljen e tij. Ndaj 3 personave është lëshuar urdhëri i arrestimit me burg.





