Mediet e huaja, kryesisht ato amerikane i kanë kushtuar hapësirë në faqet e tyre kapjes së sasisë rekord prej 613 kg kokainë në Shqipëri.

"Washington Post", "Associated Press", "Fox News",  etj kanë shkruar se policia shqiptare ka kapur një sasi të konsiderueshme kokaine, e cila vinte nga Kolumbia dhe ishte e fshehur në banane.

Të gjitha shkrimet i referohen deklaratës së kreut të Policisë së Shtetit Shqiptar, Ardi Veliu, i cili tha se dy persona u arrestuan një ditë më parë pasi kokaina prej 613 kg e vendosur në pako të vogla u shkarkuan nga një anije që vinte nga Kolumbia nëpërmjet Italisë dhe Maltës, thuhet në shkrimin e gazetave.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se droga kapte vlerën e 180 milionë eurove ose 220 mln dollarë.

"Shqipëria njihej më parë si një vend për trafikimin e marijuanës, por një goditje qeveritare ka çuar në reduktimin e ndjeshëm të numrit të plantacioneve, pavarësisht se kapjet e drogës në mënyrë të rregullt tregon se trafikantët ende kanë në ruajte marijuanënën", shkruajnë se në fund mediet amerikane.