Qindra persona kanë humbur jetën në Pakistan, si pasojë e valës së të nxehtit që ka përfshirë vendin. Numri më i lartë i viktimave është regjistruar në qytetin më të madh të vendit, Karaçi, ku temperaturat në ditët e fundit kanë arritur në 42 gradë Celsius.
Autoritetet lokale kanë bërë me dije se numri i trupave të pajetë që kanë mbërritur në morgun e qytetit në ditët e fundit ka qenë dyfishi i mesatares. 4 ditët e fundit janë numëruar 180 viktima.
Shumica e rasteve kanë qenë vdekje të papritura për shkak të të nxehtit vrastar. Vala e të nxehtit përkon me nisjen e muajit të Ramazanit, kur miliona pakistanezë të përkushtuar agjerojnë, duke hequr dorë nga ushqimi dhe uji nga lindja e diellit deri në perëndim.
Departamenti Meteorologjik i Pakistanit ka paralajmëruar ndërkohë se në 3 ditët e ardhshme në Karaçi, por jo vetëm do të mbizotërojë një mot shumë i nxehtë, që do të arrijë deri në 44 gradë Celsius.