DURRËS, 25 qershor 2013 – Deri në orën 23:57 në qarkun e Durrësit ishin numëruar 183 kuti votimi nga 444 gjithsej.
Pjesëmarrja në votim në nivel qarku është 50.4 për qind.
Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” ka marrë 34 116 vota (52.9 për qind të totalit), ku PS-ja ka 25 740 vota dhe LSI-ja 5 076 vota.
Koalicioni “Aleanca për Punësim, Mirëqenie e Integrim” ka siguruar 28 243 vota (43.7 për qind të totalit), ku PD-ja ka 20 377 vota, PR-ja 4 651 vota; PDIU-ja 2 015 vota.
Diferenca midis dy grupimeve të mëdha është: 5 873 vota më tepër, në favor të “Rilindjes”.
Diferenca midis PS-së, që deri tani ka marrë 40 për qind dhe PD-së me 32 për qind, është 5 363 vota më shumë e para.
Ndryshimi midis kunetërve Duka-Koka ka pësuar një ndryshim në anë të kundërt, kryeson Koka me një diferencë prej 425 votash.
FRD-ja ka marrë 1 787 vota, kurse Aleanca Kuqezi 339 vota.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





