185 raste të reja me Covid 19 janë regjistruar sot në Maqedoninë e Veriut. Në 24 orët e fundit janë bërë 1.876 testime për Covid 19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 523 qytetarë janë shëruar, ndërkohë që numri i viktimave mbetet ende i lartë dhe janë shënuar 15 viktima.

Prej tyre, 6 raste janë shënuar në Shkup, kurse në Kumanovë, Prilep, Veles, Ohër dhe 5qytete tjera, nga një rast vdekje.

Edhe numri më i madh i të infektuarve është shënuar në Shkup- 99, kurse në vend të dytë janë Velesi dhe Koçani me nga 14 raste.