27 maj 2015 – S.A., nga fshati Elazig i Turqisë, ishte vetëm 8 vjeçe kur u bë për herë të parë viktimë e një sulmi seksual, duke treguar se ishte përdhunuar nga 20 burra, shumë prej të cilëve ishin minorenë. Madje në mesin e atyre që e kishin përdhunuar ishte edhe vëllai i saj më i madh, M.A, ndërsa nëna e saj e kishte rrahur lidhur me incidentin pasi bënte fajtore atë.

“I gjithë fshati e dinte për përdhunimet, por nuk kishin raportuar asgjë”, ka thënë e abuzuara, e cila në rrëfimin e saj tronditës thotë që çdo mashkull që shkonte të abuzonte i drejtohej kështu: “Ke shkuar me atë, kështu që do të shkosh edhe me mua”.

Minorenja e dhunuar rrëfeu në polici abuzimet që i ishin kryer në 7 vite. Nëntë prej atyre që e kanë përdhunar në mënyrë sistematike, rrezikojnë 12 deri në 22 vite burg, raporton agjencia e lajmeve “Hurriyet Daily News”.

/S.L. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/