Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi ndërsa nga testimi i 2733 mostrave kanë rezultuar 19 raste pozitive.
Pas bilancit të sotëm, numri total i rasteve pozitive është 107 410 dhe 2243 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orve të fundit, janë shëruar edhe 177 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 2043.
Njoftimi i plotë i IKSHPK:
01 Qershor 2021:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2318 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 67.094 doza të vaksinës.
Nga 2733 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 177 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.143.
Në total numri i rasteve aktive është 2.043.
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!





