Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shijak-Durrës.
Mësohet se një 19-vjeçar ka aksidentuar me makinë një këmbësor, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
Me datë 21.10.2021, rreth orës 16:30, në aksin rrugor Shijak -Durrës, mjeti me drejtues shtetasin A. S., 19 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Xh. L., 50 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





