FOTO ILUSTRUESE

Një 19-vjeçar ka aksidentuar një vajzë në Durrës, e cila ndodhet aktualisht në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit u arrestua në flagrancë.

Shtetasi V. H., 19 vjeç, banues në Durrës, u prangos pasi ka aksidentuar shtetasen A. D., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestuan në flagrancë edhe tre drejtues të tjerë, të cilët ishimn të dehur teksa drejtonin automjetet.

U arrestuan: A. Sh., 31 vjeç, A. M., 42 vjeç dhe E. S., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur. 

Ata akuzohen për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.