Ra në hapësirën boshe të ashensorit, përfundon në spital 19-vjeçari në Durrës.
Nga burimet zyrtare mësohet se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë (25.09.2018), në lagjen nr.2 të qytetit.
"Shtetasi E.D., vjeç 19, banues në Durrës, në lagjen nr 2, ka rënë në hapësirën boshe të ashensorit, dhe ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën," njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.





