Dy persona 22 dhe 48 vjeç janë plagosur me thikë në Kavajë, pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ku autori i plagosjes Emanuel Toska, 19 vjeç u arrestua nga uniformat blu. Ndërsa për të plagosurit, burime nga policia raportojnë se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 15.03.2016 u arrestua shtetasi Emanuel Toska, 19 vjeç, banues në Kavajë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, sepse më datë 15.03.2016 rreth orës 11:00, në lagjen Nr. 5, Kavajë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me thikë shtetasit, A. H., 22 vjeç, banues në Kavajë dhe I. H., 48 vjeçe, banuese në Kavajë, të cilët ndodhen në Spitalin e Kavajës, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.