LONDER, 20 mars 2013 – Karrigia e bebeve mund të jetë një kurth për të rriturit pasi ata mund të ngecen aty. Ka nga ata që kjo iu duket e pamundur, por në fakt pikërisht kjo i ka ndodhur një vajze 19-vjeçare në Londër.
Adoleshentja ishte e dehur dhe po festonte me shokët e saj, të cilët i kanë kërkuar asaj që të bëjë një fotografi në karrigen e bebes. Ajo u ul aty, por pasi bëri fotografinë e kishte të pamundur të dilte që aty, raporton The Sun.
Amber Jackson thirri shërbimin zjarrfikës që ta nxirrnin nga karrigia, pasi kishte ngelur aty. Atyre iu është dashur të përdorin sharrat e elektrike për të liruar adoleshenten.
“Njerëzit mendojnë se unë jam e marrë, mirëpo unë isha e dehur. Nuk ishte qesharake, kur pashë se ekipi i zjarrfikësve kishte ardhur për të më nxjerrë që aty”, ka thënë ajo.
Ky ishte rasti i dytë brenda pak kohësh, pasi edhe Serenea Curtis, 31 vjeçe, kishte kërkuar ndihmë nga zjarrfikësit pasi që ishte ngujuar në karrigen e djalit të saj 2-vjeçar.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/





