Angli, 2 maj 2014 – Prej 5 vitesh vuan nga një sëmundje e aparatit tretës, e quajtur gastroparalizë, që i ndalon të ushqehet. 19 vjeçarja detyrohet ta marrë ushqimin përmes një sonde. Historia i përket 19 vjeçares angleze Aullah-Beau Foley.
5 vjet më parë vuante nga dhimbje të forta në stomak, pasi u kthye nga një udhëtim në Indi. Në fillim ajo dhe prindërit menduan se bëhej fjalë për një helmim, por dhimbja nuk kalonte. Vajza iu nënshtrua kontrolleve mjekësore të shumëfishta, derisa mjekët konstatuan se vuante nga sëmundja gastroparalizë, që paralizon muskujt e stomakut.
Çdo ushqim që merr, ajo e merr përmes një sonde, që e kalon direkt në gjak, pa e kaluar tek sistemi tretës. Për të mbijetuar asaj i duhet të rrijë e lidhur me tubat për të paktën 14 orë në ditë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





