Një shqiptar 28-vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi ishte kthyer në mankth për ish të dashurën e tij italiane.

Për shkak të frikës, 27-vjeçarja italiane ishte transferuar në shtëpinë e tezes, raporton Genova.24.

Kërcënime të vazhdueshme, sms dhe telefonata pa fund në telefonin e ish-të dashurës, pasi shqiptari nuk pranonte faktin që historia e tyre kishte marrë fund.

Vetëm gjatë një dite, shqiptari i fiksuar keq pas ish të dashurës e kishte telefonuar 190 herë.