Situata e përmbytjeve në Shkodër është kritike, ndërsa fatmirësisht reshjet e shiut janë ndërprerë.

Në Njësinë Administrative Dajç hidrometri tregon një rritje prej 11 cm. Ndërkohë të paktën 9 banesa janë nën pushtetin e ujit.

Ndërkohë, bashkia Shkodër kërkon ndërhyrje emergjente nga Bordi Rajonal Lezhë për të bërë të mundur mbylljen fundore të argjinatures së Darragjatit pasi uji vërshon në zonën e banuar.

Situata e përmbytjeve në Nj.A.Dajç datë 12.02.2021

  • Hidrometri shënon 7 m, me një rritje prej 1 cm në hidrometrin e Dajçit, 5 cm në vendin e quajtur Urrela të Shirqit në krahasim me një ditë më parë.
  • 1900 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore).
  • Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësia e ujit arrin 150 cm në rrugë.
  • Shtëpi të përmbytura 9.
  • Prezencë uji në oborre 131 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 30, Rrushkull 1, Suka 9.
  • Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjien Mazija- Suka Dajç.
  • Është e pakalueshme rruga Belaj- Pentar, vetëm me mjete të larta të ushtrisë.
  • Rruga kryesore e Darragjatit e kalueshme vetëm me mjete të tonazhit të lartë.
  • Në rrugën kryesore të Dajçit është vështirësuar jashtëzakonisht lëvizja me vetura si dhe në aksin nacional Dajç- Velipojë.
  • Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.
  • Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek Dispeçeri Mushan.
  • SPZ e zonës në gatishmëri .
  • Qendrat shendetësore në gatishmëri
  • Energji elektrike kemi, nderprerje te herpashershme.
  • Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m.
  • Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë është prioritare.