DURRËS, 25 qershor 2013 –Deri në orën 00:56 në qarkun e Durrësit ishin numëruar 194 kuti votimi nga 444 gjithsej.
Pjesëmarrja në votim në nivel qarku ka qenë 50.4 për qind.

Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” ka marrë 35 930 vota (52.9 për qind të totalit), ku PS-ja ka 27 214 vota dhe LSI-ja 5 313 vota.

Koalicioni “Aleanca për Punësim, Mirëqenie e Integrim” ka siguruar 29 673 vota (43.7 për qind të totalit), ku PD-ja ka 21 459 vota, PR-ja 4 814 vota; PDIU-ja 2 129 vota.

Diferenca midis dy grupimeve të mëdha është: 6 257 vota më tepër, në favor të “Rilindjes”.

Diferenca midis PS-së, që deri tani ka marrë 40 për qind dhe PD-së me 32 për qind, është 5 755 vota më shumë e para.

Ndryshimi midis kunetërve Duka-Koka ka pësuar një ndryshim në anë të kundërt, kryeson Koka me një diferencë prej 499 votash.

FRD-ja ka marrë 1 889 vota, kurse Aleanca Kuqezi 353 vota.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/