DURRËS, 19 gusht 2014 – Punime ndërtimi në 4 shkolla të qytetit bregdetar bash në fillim të vitit të ri mësimor, kjo për arsye dhe të procedurave të gjata të miratimit të fondeve dhe prokurimit të tyre.
Bashkia e Durrësit njofton se më 9 shtator 2014 do të zhvillohet tenderi për rikualifikimin e hapësirave të katër shkollave të qytetit të Durrësit (“14 nëntori”, “Jusuf Puka”, “Marie Kaçulini”, “Jan Kukuzeli”), me fondin prej 26 998 000 lekë (195 mijë euro) nga buxheti i shtetit.
Dihet që arsimi është funksion i përbashkët i qeverisjes qendrore (Ministria e Arsimit dhe Sportit) dhe qeverisjes vendore (bashkitë, komunat).
Duke shtuar këtu kohën për “maturimin” e rezultateve të prokurimit (nëse nuk do të ketë anulim për mospjesëmarrje) për shpalljen e ofertuesit fitues, kohën për pritjen për ankesat, lidhja e kontratës etj., punimet mund të fillojnë në tetor-nëntor dhe do të zgjasin 120 ditë.
Po ashtu më 8 shtator do të zhvillohet një tender për rikualifikim fasadash me fondin 28 327 000 lekë (206 mijë euro) të ardhurat e bashkisë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





