Mëngjesin e kësaj të premteje nis shorteu për ndarjen e apartamenteve në sitin e Spitallës.

Shumë qytetarë u mblodhën në sheshin qendror të Durrësit para orës 09:00 në pritje për t’u futur në sallën e Pallatit të Kulturës.

198 familje të mbetura të pastreha nga tërmeti i 5 viteve më parë sot bëhen pjesë e shorteut publik për ndarjen e apartamenteve me strukturë 3+1 në zonën e re për zhvillim nr.4, Spitallë.