Bankieri i Texasit ofron çmimin 1millon $ për këdo që mund të zgjidhë problemin e matematikës që ka lënë akademikët të habitur për dekada të tëra
Miliarderi Andrew Beal kurrë nuk i ka përfunduar studimet në Universitetin Baylor, por gjithnjë është fokusuar me numrat dhe teoritë lidhur me numrat. Për këtë arsye tashmë, si i 43-ti në listën e miliarderëve amerikanë, ofron një shpërblim prej një milion dollarësh për zgjidhjen e një problemi matematikor, të cilin ai tenton ta zgjidhë që nga vitit 1993, i cili ndërkohë sipas tij është quajtur Hipoteza e Bealit.
Për zgjidhjen e këtij problemi ai në vitin 1997 ofronte vetëm 5 mijë dollarë, për ta rritur më vonë në 100 dhe 200 mijë dollarë, kurse tashmë ofron shpërblim me numër shtatëshifror, njofton dallasnews.com.
E gjithë kjo ka filluar me vendosmërinë e Beal për të zgjidhur problemin e vjetër 350 vjeçar të teoremës së fundit të Fermat’s – idesë që Ax+By=Cz.
Beal ka ardhur në përfundim që ky ekuacion mund të zgjidhet vetëm në qoftë se A, B dhe C kanë faktorin e përbashkët numerik.
Sipas matematikanëve të njohur amerikanë, vërtetimi i kësaj teorie do të sillte revolucion në tërë fushën dhe se kjo do të paraqiste përparim dhe risi të madhe.
Deri tani janë propozuar qindra zgjidhje të arritura, por komiteti përkatës mendon se asnjë nga këto nuk është zgjidhje adekuate.
Bealin tashmë mban shpresa që shpërblimi i rritur do t’i inspirojë njerëzit e rinj me ide të reja.
“Do të doja që t’i inspiroja të rinjtë për t’u marrë me matematikë dhe shkencë. Rritja e shpërblimit paraqet mënyrë të mirë për t’u tërhequr vëmendja për matematikën . Shpresoj që edhe shumë njerëz të rinj do t’i futen botës së mrekullueshme të matematikës”, tha miliarderi.
Zgjidhja e problemit matematikor do të publikohet në gazetën peer-reviewed.





