Në një konferencë të përbashkët për shtyp nga Tirana së bashku me drejtuesin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Prokurori i Antimafias në Bari deklaroi se sasira të mëdha kanabisi janë trafikuar nga Orikumi drejt Barit gjatë periudhës 2016-2017.

Duke iu referuar operacionit të zhvilluar më 14 mars, prokurori sqaroi edhe kush fshihet pas kodit "Shefi".

“I kemi vendosur emrin “shefi” sepse ky organizim ka ardhur nga lart. Nuk u mjaftuam vetëm me faktin e personazheve të drogës në Itali, por u përqëndruam në faktin për të gjetur përgjegjësinë në personat që e dërgonin drogën. Zona që vinte droga duhet të ketë qenë Orikumi. Shefi është emri i operacionit, jo emri për një person të caktuar. Sepse në vijim të operacioneve janë vënë dy organizata të ndara. Njëra që drejtonte direkt në Bari drogën dhe një tjetër që e transportonte në vendin e quajtur Mora di Bari, dhe ishin dy organizata të ndryshme”, u shpreh prokuroi italian i Antimafias së Barit.