TIRANË, 16 mars 2013- Dy Aksidente në pak minuta në të njëjtën zonë në kryeqytet.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në afërsi të kryqëzimit të Laprakës ku një mjet tip Audi ka përplasur një person që po tentonte të kalonte rrugën.
Pas ngjarjes drejtuesi i mjetit Audi A4’ me targa angleze XE27XRA është larguar, duke mos i dhënë këmbësorit as ndihmën e parë.
Mësohet se këmbësori është ndihmuar nga persona të tjerë, të cilët e kanë transportuar drejt Spitalit Ushtarak.
Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Ende nuk dihet identiteti.
Ndërkohë pak më vonë se aksidenti i parë, një tjetër aksident është regjistruar në Laprakë.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën vetëm 10 metra në vendin ku ndodhi aksidenti i parë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e tij, ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar, deri tani është raportuar vetëm dëme materiale.





