Një aksident i rëndë me disa të plagosur ka ndodhur disa minuta më parë në Levan të Fierit.

Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën, ku si pasojë mbetën të plagosur pesë persona. Fatkeqësisht, një prej tyre nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën, pavarësisht përpjekjeve intensive të mjekëve për ta shpëtuar.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit dhe shkakut që çoi në ngjarjen e rëndë.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Rotondo e Levanit”, automjeti me drejtues shtetasin I. P., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. B., 51 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi L. B. dhe kanë shkuar në spital për të marrë mjekim shtetasi I. P. dhe katër pasagjerë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.