Seria B mund të rikthejë në treg Kristian Panuçin. I larguar nga kombëtarja jonë, italiani është në planet e 2 klubeve.

Sipas asaj që raporton “Calciomercato”, Panuçin vera e ardhshme do ta gjejë në stolin e një klubi. Pas përvojës zhgënjyese në vendin tonë, për teknikun interesohet Selernitana, që po mendon të ndryshojë trajner në fundin e sezonit. 

Nga ana tjetër, një skuadër tjetër që do ta donte Panuçin në ekip është edhe Venecia. Pas lamtumirës së Zengës, Kozmi nuk solli atë që pritej pasi nuk po arrin të siguroi mbijetesën. E sigurt ëshë se Panuçi do të rikthehet në stol shumë shpejt…