NIGERI– Dy gazetarë nigerianë të radios dhe dy klerik lokal, kanë qenë të ngarkuar me nxitjen e shqetësimit të opinionit mbi vrasjen e javës së kaluar të nëntë punëtorëve të vaksinimit ndaj poliomelitit.
Zyrtarë nigerianë kanë bërë të ditur të martën se këta tre ishin akuzuar për nxitje të opinionit duke ngritur dyshime për përfitime shëndetësore të vaksinave të poliomelitit në një program radiofonik vendor transmetuar vetëm disa ditë para vrasjeve.
Nëntë punëtorë shëndetësor janë vrarë gjatë kohës kur ata po shpërndanin vaksina të polio-s në veri të vendit. Deri më tani, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Gazetarët dhe kleriku u arrestuan menjëherë pas sulmit të së premtes.