Një 20–vjeçare dhe një 24-vjeçare janë dhunuar nga partnerët e tyre dhe për këtë i janë drejtuar policisë së Durrësit për ndihmë.
Mësohet se 20-vjeçarja F.D. është dhunuar nga ish-bashkëshorti 15 vite më i madh, shtetasi K.K.
Ndërsa 24-vjeçarja I.I. është përballur me dhunën fizike dhe psikologjike të bashkëshortit S.I. 27 vjeç.
Por këtyre dy rasteve të dhunë në familje në Durrës i është shtuar edhe një i tretë, vetëm se në këtë rast i dhunuari ka qenë bashkëshorti.
Megjithëse janë më të pakta në numër, nuk mungojnë rastet kur janë pikërisht bashkëshortët që rrihen nga gratë.
Shtetasi E.Ç. 25 vjeç ka denoncuar në polici bashkëshorten 21-vjeçare, shtetasen D.Ç., e cila sipas tij e ka dhunuar.
Për dy vajzat e reja dhe për bashkëshortin e rrahur nga gruaja policia e Durrësit ka plotësuar kërkesë padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.
Ndërkohë 3 dhunuesit do të përballen me akuzën “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.





