Teuta ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri. Durrsaket kanë zbritur në fushën e lojës, ku Edi Martini ka kryer kështu edhe stërvitjen e parë pas pushimeve. Në seancën e parë stërvitore pjesë e grupit të lojtarëve që janë në kontratë me durrsakt ishin edhe disa futbollistë të rinj, të cilëet do të jenë në provë për të bindur sdtafin e “Djemve të Detit”. Ndërkohë përveç stërvitjes, klubi sipas “Futbolli në Shqipëri” ka nisur të lëvizë edhe në merkato.
Pas disa largimeve mësohet se drejtuesit kanë arritur të bindin Arsid Krujën. Palkët kanë rënë dakort për të vazhduar bashkëpunimin mes tyre dhe në këto kushte shkodrani do të jetë pjesë e durrsakëve edhe për sezonin e ri. Nga krahu tjetër në stërvitje ra në sy mungesa e Blerim Kotobellit dhe David Gjinollari. Të dy lojtarët nuk ishin pjesë e grupit, pasi u ka përfunduar kontrata me Teutën. Në ditët e ardhshme pritet që mes palëve të ketë takime për të vendosur më pas për të ardhmen.