Momentet e grabitjes së shumës prej gati 1 milion euro në aeroportin “Nënë Tereza” janë publikuar online.

Video ka dy minuta xhirime dhe tregon momentin e marrjes së parave nga makina e sigurisë “Nazeri 2000”.

Në pamje shihet momenti kur makina e grabitësve afrohet pranë avionit ku po ngarkoheshin paratë.

Fillimisht, ata ndalojnë te makina e blinduar, e cila transportoi paratë nga Tirana në Rinas, por nuk e grabisin dot pasi ishte e mbyllur.

Ndërsa, makina e dytë e kompanisë së sigurisë ishte e hapur dhe prej andej, grabitësit arrijnë të marrin paratë.

Në vendngjarje ndodhen vetëm dy makina të të konçesionarit të Rinasit, TIA. Na pamjet e filmuara, vihet re se ato nuk ndërhynë, nuk bllokuan dhe as nuk i ndoqën grabitësit e parave.

Vihet re se dy grabitës që marrin dhe vrapojnë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Gjatë grabitjes nuk vihet re asnjë ndërhyrje parandalese.