Të bëhesh super i pasur pa bërë asgjë është ëndrra e çdo personi. Dhe këtë ëndërr e ka patur fatin ta prekë një qytetar belg edhe pse për një kohë shumë të shkurtër, vetëm 5 minuta!
Luc Mahieux ka zbuluar se dikush kishte derdhur në llogarinë e tij Visa, shifrën marramendëse prej më shumë se 2 miliardë eurosh. Përshtypja e çuditshme se ishte bërë shumë i pasur, zgjati vetëm 5 minuta, pasi banka fshiu menjëherë shumën nga llogaria.
"Mendova se do të zgjidhja të gjitha problemet e mia", tregon duke qeshur.
Më pas ai e ka kaluar çështjen me një batutë në profilin e tij në Facebook, duke saktësuar për të gjithë miqtë e tij "të ardhshëm", se nuk kishte më para.





