Ja dy motive kryesore, që tregojnë se ai nuk është mashkulli i duhur për ty:

17 shkurt 2015 –  Një mashkull nuk mund të jetë kurrë një i dashur ideal, nëse nuk të vlerëson.

Askush nuk është perfekt dhe kjo është e padiskutueshme, por në disa raste, çdo femër duhet ta dijë se ta lësh me kaq është rruga më e mirë, sepse ky nuk mund të jetë partneri yt i ardhshëm.

1 – Të kritikon shpesh për tiparet fizike: “Është mirë të mos hash shumë që të humbasësh ca kilogramë”, “Pse nuk shkon në palestër?”, “Këto rroba do të të rrinin më mirë, nëse…” etj.

2 – Nuk ka dëshirë të bëjë asgjë. Ai nuk merr kurrë iniciativa të tipit: dalje në fundjavë, të shkuarit në koncerte etj. Lë gjithçka në dorën tënde dhe nëse ti e lë, e lë edhe ai. Këta njerëz janë ata që monotonia i ka “gllabëruar” dhe nuk bëjnë asgjë për ta ndryshuar.