20 korrik 2015 – Që prej 18 majit, 16-vjeçari Mariglen Gjonaj nga Mamurrasi nuk është kthyer në shtëpi pasi i tha nënës se do shkonte në shkollë.
Nëna e adoleshentit hedh dyshime se djali i saj është marrë peng ose është keqtrajtuar për t’u grabitur, pasi ditën që u zhduk kishte me vete disa bizhuteri dhe një orë që kushtonin rreth 10 milionë lekë të vjetër.
E dëshpëruar për gjetjen e të birit, Luljana Gjonaj kërkon nga autoritetet që të zbardhin të vërtetën, duke shpresuar që djali t’i kthehet në shtëpi.
Ajo ka bërë kallëzim në polici, por fatkeqësisht deri më tani që kanë kaluar dy muaj, policia nuk ka rënë ende në gjurmët e 16-vjeçarit.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





