Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e dhunës së ushtruar nga dy persona të paidentifikuar, në qytetin e Vlorës.
Raportohet se persona të paidentifikuar kanë ndalur në mes të Skelës një shofer dhe pasi i kanë marrë çelësat nga mjeti kanë nisur ta rrahin. Kalimtarët dhe banorët e zonës kanë njoftuar menjëherë policinë dhe autoambulancën, ndërsa dy agresorët janë larguar nga vendngjarja.
50-vjeçari është dërguar me urgjencë në spita,l ku po merr ndihmën mjekësore, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për identifikimin e dy personave që dhunuar drejtuesin e BMW.
Paraprakisht raportohet se personi i dhunuar është shpallur në kërkim nga policia, ndërkohë pritet të konfirmohet dhe nga uniformat blu.





