ELBASAN, 12 mars 2013– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Elbasan, ku dy persona janë rrëmbyer nga rrjedha e lumit të Zaranikës.
Nga të dhënat paraprake mësohet se të dy personat ishin çift bashkëshortor.
Policia është gjendur menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur nxjerrjen e çiftit jashtë rrjedhës së lumit.
Gjatë transportimit për në spital mësohet se burri ka humbur jetën, ndërkohë që pak momente më vonë ka ndërruar jetë edhe gruaja.
Viktima femër u identifikua si shtetësja Miranda Hashari.
Janë ende mister rrethanat si ka ndodhur ngjarja, por policia po heton për zbardhjen e plotë të saj.





