29 tetor 2013- Dy persona, njëri prej të cilëve inxhinier dhe tjetri kontrollues teknik, janë arrestuar gjatë pasdites së djeshme nga policia, pasi dyshohet se nuk kanë marrë masat e nevojshme për sigurimin në punë, ku kanë gjetur vdekjen një ditë më parë, dy punëtorë, si pasojë e rënies nga lartësia. Policia ka mundur të arrestojë inxhinierin Vehbi Myftiu, 53 vjeç, banues në Tiranë dhe kontrolluesin teknik, Xhetan Hamit Beqiri, 50 vjeç, banues po në Tiranë.
Arrestimi i tyre u krye pasi ditën e djeshme rreth orës 13.30’, në rrugën “Dora Distria", dyshohet se nuk kanë marrë masat e nevojshme për sigurimin në punë mbi rikonstruksionin e një apartamenti, duke kryer punime termoizuluse.
Për pasojë të mos marrjes së këtyre masave teknike, kanë gjetur vdekjen dy punëtor, Muhamet Zamkaj, 47 vjeç dhe Agron Vellku, 38 vjeç, banues në Kamëz Tiranë. Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë".





