Pas rastit të dytë të punonjësit të infektuar me Covid-19, shërbimet e higjienës kanë dezinfektuar sërish ambientet e zyrat e bashkisë së Durrësit.

Kujtojmë që rasti i parë tek Urbanistika, u zbulua të shtunën e 13 qershorit, ndërsa sot u shënuar edhe rasti i dytë në po të njëjtin sektor në këtë bashki.

30 punonjës, të cilët kanë qenë në kontakt me kolegët e urbanistikës janë vetëkarantinuar në banesat e tyre si masë mbrojtëse, ndërsa bashkia ka mbyllur dyert për qytetarët.

Gjatë 24 orëve të fundit në Durrës u shtuan edhe 5 persona të tjerë të infektuar duke e çuar në 25 numrin në total.