Pas dy javësh karantinim, Kadastra e Durrësit ka hapur këtë të hënë dyert për të ofruar shërbim për qytetarët.
Ky institucion qëndronte i mbyllur pasi dy punonjëse rezultuan pozitive me koronvirus;
Sportelistja për të cilën kishte dyshime se ishte infektuar me Covid-19 pasi u konfirmuan familjarët e saj; si dhe një specialiste sektori.
Pas alarmit të dhënë më 1 qershor për përhapjen e mundshme të virusit te Kadastra e Durrësit, një ditë më pas, punonjësit ju nënshtruan testit të koronavirusit, ndërsa u dezinfektuan ambientet.
Prej në fillim të muajit qershor punonjësit e ASHK Durrës janë vetëkarantinuar në banesat e tyre, për t’u rithyer në zyrë mëngjesin e sotëm.





