Në një dalje për mediat, dr. Eugena Tomini njoftoi pak më parë se gjatë 24 orëve të fundit 3 qytetarë kanë humbur betejën me Covid-19.
Mësohet se 2 nga viktimat ishin nga qyteti i Durrësit, një 75-vjeçar dhe një 76-vjeçare.
“Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve në dy spitalet Covid, betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar një 75 vjeçar dhe një 76 vjeçare nga Durrësi, dhe një 91 vjeçar nga Tirana. I shprehim ngushëllimet familjarëve.”, tha Tomini.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë plot 44 persona nga Durrësi, të cilët fatkeqësisht kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.





