Shfaqen në ekrane të ndryshme si dy vajza superseksi, por kanë diçka të njëjtë që bie në sy në pamjen e tyre. Të ftuara në sfilatën e veshjeve të nusërisë “Class AV”, që u organizua në Tiranë një javë më parë, nuk kaloi pa u vënë re si si Luana Vjollca, e cila drejton “Pa limit” në “Top Channel”, dhe Olta Gixhari, në pozicionin e anëtares së jurisë së spektaklit “Your Face Sounds Familiar”, kanë njësoj barkun, paksa të fryrë, poshtë fustaneve elegante.

Nuk dihet nëse është një zgjedhje e dy vajzave të njohura, apo situata u ka dalë jashtë kontrollit, duke marrë pak më shumë kilogramë seç duhet, edhe pse të dyja ushtrohen në palestër. Luana së fundi ka ndryshuar modelin e flokëve, që sipas mediave online ka arritur të duket kopja bionde e Kim Kardashian.

Prania e saj në këtë sfilatë, sipërmarrje e moderatores së njohur Alketa Vejsiu, kishte një arsye më shumë, pasi në pasarelë do të ngjitej e veshur nuse për herë të parë motra e saj, Marina Vjollca. Ndërsa Olta në këtë këtë sezon televiziv është pjesë e programit të Vejsiut, si gjykuese e perfomancave të këngëtarëve, përkrah Arian Çanit dhe Albërie Hadërgjonaj.