BERAT, 07 mars 2013 – Dy persona janë vetëhelmuar me fostoksinë në qytetin e Beratit, dhe janë transportuar në gjendje të rëndë në spital.

Njëri prej tyre ka gjetur vdekjen, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rëndë nën kujdesin e bluzave të bardha.

Viktimë ka mbetur shtetasi Vladimir Lleshi 45 vjeç, ndërsa personi që ndodhet në gjendje të rëndë është 25 vjeçari Julian Mile, i cili është transportuar drejt Spitalit Ushtarak në kryeqytet.

Paraprakisht thuhet se këto veprime janë ndërmarrë në kushtet e depresionit. Uniformat blu po punojnë intensivisht për të hedhur dritë mbi këto ngjarje të rënda.

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/