TIRANË, 25 maj 2013 –Sot paradite Durrësi ka qenë me fat, pasi një lëkundje në det ishte e lehtë dhe në thellësi të madhe, prandaj nuk u shkaktuan dallgë gjigante, të cilat, të bashkuara me ato të motit të keq, mund të çonin drejt një cunami apokaliptik.

Sipas Departamentit të Sizmologjisë të Institutit shqiptar të Gjeoshkencave, që administron Rrjetin Sizmologjik Shqiptar, Rrjetin Shqiptar të Lëkundjeve të Forta, si dhe Rrjetin Gjeodinamik, me anën e të cilave realizohet monitorimi dhe studimi i veprimtarisë sizmike në Shqipëri, më 24 maj 2013, ora 23:12:06 ka pasur lëkundje të lehta në fshatin jugor të Borshit.

Tërmeti që ka rënë në malet e rivierës shqiptare, 28 km në veri të qytetit të Sarandës, në koordinatat 40.06°N, 19.86°E, ka pasur magnitudë 2.7 dhe epiqendër në thellësinë 7 km.

Pas nëntë orësh, në mëngjesin e 25 majit 2013, ora 8:8:49, veprimtaria sizmike është shpërngulur më në veri, tashmë në detin Adriatik, 6 km në perëndim të qytetit të Durrësit, në koordinatat 41.3°N, 19.41°E.

Fati i mirë ishte që kjo lëkundje të ishte e lehtë, me magnitudë 2.9 dhe epiqendër tepër thellë, 24 kilometra.

Sot paradite në Durrës, sipas kapitenit të portit të Durrësit Hysni Uruçi, dallgëzimi në det ka qenë i forcës 4-5.

Nëse tërmeti do të ishte i forcës 5 dhe në thellësi 1-2 km, kombinuar me motin e keq tç ditës së sotme, dallgë të mëdha mund të kishin goditur qytetin bregdetar dhe mund të shkaktonin cunam apokaliptik, si ai që ndodhur 740 vjet më parë.

Në vitin 1273, pati një tërmet të fuqishëm me Ms=6.6, I0=9 ballë MSK-64, kur Durrësi u shkatërrua plotësisht, u ngritën valë detare (tip cunami); tërmeti u parapri nga shumë para-goditje; në atë kohë qyteti kishte 25 mijë banorë; ata që mbetën gjallë, u shpërngulën për në Berat.

Veç kësaj, ndërtimet mbi 5-6 kate që janë të shumta aktualisht në Durrës, mbi ish-gërmadhat e qytetit antik, janë parakushte për ngjeshje të tokës çdo vit dhe ndryshim të strukturave gjeologjike.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/