Gjirokastër, 5 prill 2014 – Dy vajza rezultojnë të zhdukura që prej pesë ditësh, njëra prej të cilave është në moshë të mitur. Policia e Gjirokastrës i ka shpallur në kërkim vajzat dhe dyshohet se ato mund të jenë trafikuar jashtë vendit. Efektivët e rendit kanë bërë identifikimin e një personi që mund t’i ketë rrëmbyer. I dyshuari është nga zona e Mamurrasit, ndërkohë që kërkimet për vajzat të zhdukura janë përqendruar në Tiranë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





