TEPELENE, 6 tetor 2013 – Dy vëllezër të moshuar, për herë të dytë kanë rrënë pre e dhunës dhe e grabitjes në fshatin Arrëz e Madhe në Tepelenë. 

Dy të moshuarit e dhunuar Sali dhe Hydajet Hoxha, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Nga dëshmitarët mësohet se autorët kanë qenë të maskuar dhe kanë përfituar nga errësira për tu larguar menjëherë nga vendngjarja. 

Policia ka nisur kërkimet për identifikimin e autorit të grabitjes së dy vëllezërve, të cilët u sulmuan edhe natën e 24 korrikut në orën 03:00 të mëngjesit në banesën e tyre. 

Nga grabitja e parë, u arrestuan tre persona, por vetëm njëri prej tyre po vuan dënimin.