Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë raportuar të dhënat e fundit të COVID-19.
Mësohet se nga 1764 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv 14 qytetarë.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistrur 2 humbje jete.
Sot janë shëruar 6 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,280.
Njoftimi i plotë:
24 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.439 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 149.121 doza të vaksinës.
Deri më sot 25.158 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.764 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.280.
Në total numri i rasteve aktive është 171.





