Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë raportuar të dhënat e fundit sa i përket COVID-19 atje.

Mësohet se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën nga koronavirusi dy persona nga komunat Gjilan dhe Pejë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi se të enjten janë regjistruar edhe 8 raste pozivite me koronavirus, nga 1.721 testime të kryera.

Në 24-orë janë shëruar edhe 7 pacientë, ndërsa raste aktive janë 151.

Kosova, prej konfirmimit të rasteve të para, ka regjistruar në total 107,827 raste pozitive.

Prej tyre, 2.264 pacientë kanë vdekur dhe 105.412 janë shëruar.

Fushata e vaksinimit kundër koronavirusit në Kosovë ka nisur në fund të muajit mars.