SHBA, 4 gusht 2013 – Një dy vjeçar amerikan të cilit mjekët i dhanë vetëm dy javë jetë ka qenë djali më i pashëm në martesën e prindërve të tij.

Logan Stevenson vuan nga leukemia akute dhe për këtë arsye u është nënshtruar shumë operacioneve të pasuksesshme andaj muajin e kaluar mjekët i dhanë atij vetëm disa javë jetë.

Kjo diagnozë bëri që prindërit e Logan të përshpejtojnë planet për martesë, të cilën planifikonin ta bënin në korrikun e vitit të ardhshëm.

Në ceremoninë e organizuar në Pittsburgh, Logan kishte festën e jetës së tij.

“Ëndrra jonë u realizua. Është një nga ato gjërat që ju i mbani mend gjithë jetën.

Ai është gjithë bota për mua dhe ne ishim të bekuar me të çdo ditë sa ishte me ne’, ka thënë e përlotur nëna e tij.

Në fund çifti falënderoi të gjithë ata që nëpërmjet ushqimit, dhuratave dhe dekorimeve të ndryshme kishin mundësuar zhvillimin e ceremonisë.