SHBA, 8 prill 2014 – Një djalë i vogël, vetëm 2 vjeç, ka vrarë me armë zjarri motrën e tij 11 vjeçare. Fëmija i vogël ka gjetur pistoletën në frigorifer dhe me të ka qëlluar ndaj të motrës që ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në Filadelfia, SHBA. Fëmija, që pak kohë më parë kishte mësuar të ecte dhe të fliste, kishte menduar se bëhej fjalë për një lodër, por në të vërtetë ishte një pistoletë e kalibrit 357. Për shkak të mungesës totale të përgjegjësisë nga ana e prindërve të tyre humbi jetën një e pafajshme.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





